Vdes në ashensorin e spitalit të Prizrenit 50 vjeçari me koronavirus: Familjarët fajësojnë mjekët.
Vdes në ashensorin e spitalit të Prizrenit 50 vjeçari me koronavirus: Familjarët fajësojnë mjekët
Dje në Spitalin e Prizrenit ka vdekur 50 vjeçari nga Suhareka, Jetullah Qelaj. Sipas familjarëve ai ka vdekur në ashensorin e spitalit, krejt kjo si pasojë e vonesës së stafit shëndetësorë për transportimin e tij në repart tjetër, shkruan Gazeta Metro.
Një 50 vjeçar me simptoma të COVID-19 ka vdekur dje në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Viktima është Jetullah Qelaj nga Grejkoci i Suharekës.
Familjarët kanë treguar se ai për dhjetë ditë është trajtuar me oksigjeno-terapi në këtë spital, por për vdekjen e tij ata po e fajësojnë stafin shëndetësorë për neglizhencë dhe mos kujdes.
Dje i biri i viktimës, Dren Qelaj ka dhënë deklaratë për media ku ka treguar se si ka ndodhur rasti në detaje.
Qelaj ka thënë se kur i është përkeqësuar gjendja prindit të tij është kërkuar që ai të zhvendoset në një dhomë tjetër. Mirëpo sipas tij mungesa e stafit dhe vonesa e tyre për ta zhvendosur babain e tij, ka bërë që ai të vdes në ashensorin e spitalit.
Për rastin ka raportuar edhe sot Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thuhet se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor në Spitali Rajonal të Prizrenit që nga data 27.11.2020, ka ndërruar jetë me 7 dhjetor. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Më poshtë keni deklaratën e familjarëve.