Një rast i rëndë ka ndodhur në Istog.
Një person ka vdekur në Istog si pasojë e plagëve të marra nga rrokullisja me traktor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Uçë, teksa është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:25 minuta, shkruan lajmi.net.
“Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:25 minuta, Policia është informuar se një person është rrokullisur me traktor në fshatin Uçë.
Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova.
Ndërkohë, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i personit t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore.