Humb jetën në mënyrë tragjike një punëtor në Obiliq, u godit nga kapaku i cisternës së betonit

11:35 | 06 Nëntor 2019

Vdekja tragjike e punëtorit në Obiliq, u godit nga kapaku i cisternës së betonit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen tragjike të një personi në vendin e punës në Obiliq.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima e gjinisë mashkullore, punëtor i një kompanie, derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i lartë i ajrit është hapur vetë kapaku, shkruan lajmi.net.

Goditja që ai mori nga kjo masë rezultoi të jetë fatale.

Ai pësoi lëndime të rënda trupore nga ku më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor, ku edhe ndërroi jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Komento: