Humb jetën një 24 vjeçar në Prizren, bie nga kali

19:48 | 22 March 2019

Rast i rëndë në Opojë.

Një 24-vjeçar ka humbur jetën sot në Opojë të Prizrenit pas një aksidenti teksa po kalëronte.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Admir Shala.

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që u rrezua derisa po kalëronte.

Siç mësohet personi që humbi jetën sot është Muhamer Mustafa nga fshati Brodosanë.

Komento: