Një grua ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Drenas.
Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Korroticë të Poshtme, saktësisht në Drenas, me fatalitet.
Si pasojë e goditjeve të veturës një grua ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është rreth moshës 45 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot më 28.01.2020, në ora 18-10, në fshatin Koreticë Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E njëjta është sjellë në QKUK, rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.