Humb jetën një kosovar në plazhin e Kunes

12:54 | 15 Korrik 2021

77 vjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Kunes.

Një i moshuar ka vdekur mesditën e sotme në plazhin e Kunes në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05. Dyshohet se 77 vjeçari i identifikuar si Zeqir Zeqo nga Kosova është mbytur në det, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Që prej nisjes së sezonit turistik këtë verë, shumë pushues vendas dhe turistë të huaj kanë vdekur në plazhet e Shqipërisë. Mungesa e rojeve bregdetare vijon të jetë problematikë për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, për shkak të temperatura të larta dhe të nxehtit afrikan që ka mbërthyer vendin, mjekët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin daljet në diellit gjatë pikut të vapës

Komento: