Në rrethana të dyshimta, ka humbur jetën një person në Gjilan.
Pasi është alivanosur, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar se personi kishte qenë pa shenja jete.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se mashkulli K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se ai kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.