Dje në Prishtinë ka humbur jetën tragjikisht një person.
Një person i gjinisë mashkullore në rrethana të panjohura ka rënë nga një ndërtese banimi rreth orës 7:50, me ç’rast ka humbur jetën.
Nuk është raportuar për moshën e viktimës.
Policia raporton njofton se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia rastin po e trajton si humbje jetë e dyshimtë.