Një person humbi jetën sot në Prishtinë, pasi ra nga ndërtesa 40 katëshe.
Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, duke mos bërë të ditura detaje shtesë.
Flora Ahmeti nga policia e Kosovës ka treguar se për rastin janë njoftuar të gjitha organet kompetente.
Ende nuk dihen motivet dhe arsyet e këtij rasti.