Vetaksidentohet me motoçikletë në shtyllë betoni, humb jetën një person nga Peja.
Një person ka vdekur, ndërsa një tjetër po trajtohet në spital pas një vetaksidentimi me një shtyllë betoni pasditën e së mërkurës në fshatin Qyshk të Pejës.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa të njëjtit njoftojnë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Fsh. Qyshk, Pejë 16.08.2022 – 15:25. Një mashkull kosovar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, kur motoçikleta me të cilën ishin duke lëvizur ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shtyllë betoni. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.