Humb jetën tragjikisht 17 vjeçarja nga Gjilani, shkak kontakti me rrymën

17:19 | 13 June 2019

Një vajzë 17 vjeçe nga fshati Capar i Gjilanit ka vdekur nga kontakti me rrymën që ka pasur.

Familjarët kanë thirr emergjencën dhe policinë në vendin e ngjarjes, të njëjtit vajzën e kanë nisur për Spital, megjithatë gjatë rrugës janë takuar me autoambulancën ku ekipi mjekësor edhe e ka konstatuar vdekjen e saj.

Trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

Privimin nga jeta të miturës e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Lidhur me rastin pritet të dalin detaje të reja nga Policia e Kosovës.

Komento: