Humb jetën tragjikisht 25 vjeçari nga Prishtina në Gjermani duke punuar me bager

10:10 | 15 June 2019

Një 25 vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht duke punuar në Gjermani.

Liridon Shahini nga Prishtina ka pësuar një aksident fatal me minibager nëë vendin e tij të punës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas rrokullisjes ne kahun e majtë të minibagerit, kur Liridoni mundohej të kërcente jashtë por nuk pati mundësi t’i shpëtojë vdekjes nga pesha e rëndë e minibagerit, përkundër faktit se ai ishte ndihmuar nga punëtorët e tjerë shqiptarë aty.

Lajmin për vdekjen e Liridonit, e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët njoftojnë se trupi i pajetë i 25 vjeçarit do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e Hajvalisë.

Ndryshe, Liridoni, familja e të cilit është me prejardhje nga Medvegja ka lënë mbrapa gruan dhe 2 fëmijë.

Komento: