Humb një person në Gjilan, policia kërkon ndihmë në gjetjen e tij

16:33 | 08 Prill 2024
humb-nje-person-ne-gjilan,-policia-kerkon-ndihme-ne-gjetjen-e-tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në identifikimit dhe gjetjes së një personi të humbur në Gjilan.

Kështu njoftoi policia në njoftim në Facebook.

“Agron (Rifat) Halimi lindur me 05.12.1981, me adrës banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan, është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me 06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij”, e përshkruan policia personin e humbur.

“Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Komento: