Humb sezonin, ja sa gjatë do të mungojë Asensio

14:50 | 24 Korrik 2019

Asensio është futbollisti më i pafat.

Real Madridi ka marrë lajm të tmerrshëm pak javë para fillimit të kampionatit.

Marco Asensio ka marrë rezultatet e testeve mjekësore të cilat janë shqetësuese.

Ylli spanjoll në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit ka thyer ligamentin e kryqëzuar anësor të gjurit të tij të majtë dhe meniskusin e jashtëm të gjurit të tij të majtë.

Stafi mjekësor bëjnë të ditur se periudha e rikuperimit do të zgjasë nga 7 deri në 9 muaj.

Asensio do të jetë në dispozicion të Zidane mes muajve mars e qershor të vitit të ardhshëm.

Komento: