Humbë jetën 25 vjeçari, u vetaksidentua

15:09 | 21 December 2018

Një 25 vjeçar ka ndërruar jetë sot në një vetaksident në fshatin Istog i Poshtëm.

25-vjeçari ishte duke drejtuar automjetin e tij të punës, automjet ky që bën transportin e dheut e zallit.

Zëdhënësi i Policisë, në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë se shoferi ka mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes, shkruan Gazeta Alo.

“Viktima është vetaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin e punës”, ka konfirmuar Ibra.

Sipas tij, prokurori dhe njësitet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes.

Komento: