Humbën jetën dhjetë futbollistë, Leonardo vjen me fjalë prekëse – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Humbën jetën dhjetë futbollistë, Leonardo vjen me fjalë prekëse

16:50 | 08 Shkurt 2019

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo ka shprehur keqardhje për ata që janë prekur nga zjarri që shpërtheu në qendrën e trajnimit të klubit brazilian Flamengo përcjell ORAinfo.

Leonardo fliste me ANSA rreth zjarrit në qendrën e trajnimit të Flamengos që ka vrarë dhjetë vetë.

Ai tha: “Jam shumë i prekur nga ajo që ndodhi në qendër Ninho do Urubu, kur fillova të luaja në rininë e Flamengos, kishte vetëm terren dhe ëndrrën e ndërtimit të një qendre sportive të nivelit të lartë.

“Do të doja të përqafoja të gjitha familjet e viktimave të zjarrit: mendimet dhe lutjet e mia janë për ata të rinj që po ndjekin ëndrrën për t’u bërë futbollistë”, ka thënë Leonardo./ORAinfo/

Komento: