Humbën jetën në aksident trafiku, sot u jepet lamtumira e fundit

09:26 | 18 March 2019

Një aksident i rëndë trafikur ka ndodhur të shtunën në Duhlë të Suharekës.

Tre të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën në rrugën Shtime-Suharekë, saktësisht në fshatin Duhël.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H, i lindur në vitin 1999.

Vetura e tipit Golf 6 që po vozitej nga njëri prej të rinjve ishte marrë me qira, ndërsa gjatë natës së kaluar në komunën e Lipjanit u ndezën qirinj në kujtim të këtyre të rinjve që humbën jetën.

E varrimi i dy lipjanasve do të bëhet sot, me fillim nga ora 12:00 (me drekë), shkruan Indeksonline.

Ky njoftim është bërë përmes rrjeteve sociale, ku u theksua se ceremonia e varrimit do të fillojë nga familjet e të ndjerëve duke vazhduar në xhaminë e fshatit Llugaxhi, e për të vazhduar tek varrezat e vjetra të fshatit (Rruga Sherif Konjufca).

Numër i madh i aksidenteve u shkaktuan vitin e kaluar dhe këtë tre mujor të vitit 2019, shumë prej tyre me fatalitet dhe me persona të lënduar.

Komento: