Humbën jetën në aksident tre familjarët, nesër ditë zie në Zhur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Humbën jetën në aksident tre familjarët, nesër ditë zie në Zhur

22:49 | 23 Shkurt 2019

Një aksident ka ndodhur sot në Zhur.

Një aksident tragjik ndodhi sot në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku pas një përplasje mes kamionit dhe veturës ‘Golf, humbën jetën tre persona.

Bëhet fjalë për babanë R. Sope 50 vjeç si dhe dy djemtë e tij B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.

Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e Bashkësisë Lokale në Zhur ka vendosur që nesër të shpall ditë zie.

‘’Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada.

Komento: