Hashim Thaҫi, President i Republikës së Kosovës, pas aksidentit fatat, ka shprehur ngushëllime për familjen Sope.
I pari i vendit ka thënë se humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës.
“Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se dje gjatë një aksidenti tragjik në rrugën Prizren- Zhur, tre anëtarë të familjes Sope, babai dhe dy djemtë e tij, kanë humbur jetën.