Humbet jetën një person në plazhin e Golemit

16:38 | 21 Korrik 2021

Mbytet një person në plazhin e Golemit.

Një person është mbytur këtë të mërkurë në plazhin e Golemit.

Policia bën të ditur se rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento: