
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 17-vjeçarit, Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri me banim në Gjilan.
Sipas njoftimit të policisë, me autorizimin nga Prokuroria Themelorë e Gjilanit lëshuar kërkësë bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për personin i cili që nga data 02.01.2026 është shpallur person i humbur dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri me tani.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për personin i cili që nga data 02.01.2026 është shpallur person i humbur dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri me tani”, thuhet në njoftim.