Zhduket një i ri serb në Pejë.
Një femër e kombësisë malazeze ka raportuar se djali i saj i kombësisë serbe është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 21 korrik rreth orës 10:00 në fshatin Gorozhdec të Pejës.
“Ankuesja femër K-Malazeze ka raportuar se djali i saj viktima mashkull K-Serb është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Gorozhdeci është një fshat diku 20km larg qytetit të Pejës dhe është e banuar me popullësi me shumicë serbe.