Humbi 13 anëtarë të familjes, ish-ushtari i UÇK-së: I gatshëm të luftoj sërish

15:00 | 18 Qershor 2019

“Nuk mendoj se serbët do të na japin ndonjë gjë. Shpresoj që të mos ketë një tjetër luftë, por ne do të luftojmë sërish nëse është e nevojshme. Kemi punë të papërfunduara”, deklaroi Berat Dana i cili po qëndronte së bashku me një grup të ish-bashkëluftëtarëve kur u intervistuan nga “The Indipendent”.

Ky medium britanik ka shkruar për masa krat që ndodhën në Gjakovë para 20 vitesh, dhe citon Danën të cilit i janë privuar nga jeta 13 anëtarë të familjes së tij ndërsa ai po luftonte në radhët e UÇK-së.

Gazeta përshkruan se si janë vr arë e torturuar njerëz dhe shumë objekte historike janë shkatërruar.

Dana kishte arritur të gjente dy policë të cilët ishin të përfshirë në masa krën e 10 majit 1999, ku mbetën të privuar nga jeta anëtarët e familjes së tij.

“Gjeta emrat e dy policëve të cilët ishin të përfshirë në arre-stime dhe i kontaktova pas luftës. Dëshiroja të zbuloja se çfarë ndodhi me të zhdukurit. Gjurmova një në Mal të Zi, por më thanë se ishte i sëmurë. Pra, kemi të gjitha këto vr asje dhe nuk është e lehtë të falësh”, tha ai.

Shkëndije Hoda është pjesë e një grupi që po grumbullon dëshmi për të gjitha ato çfarë ngjanë në Gjakovë, duke i dorëzuar Prokurorisë dhe duke u kujdesur që të mos i mbulojë pluhuri i harresës.

Vëllai i Shkëndijës, Hekurani, i cili edhe ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rrëfyer se pa ndihmën e NATO-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, nuk do të ishte i mundur çlirimi i Kosovës.

Komento: