Humbi 29 milionë dollarë në lojërat e fatit, fajëson kazinonë

18:18 | 01 Tetor 2022

Humbi 29 mln dollarë në lojërat e fatit, ia lë fajin dhe e padit kazinonë.

Një burrë nga Nju Jorku ka paditur një kazino të “Atlantic City” duke pretenduar se humbi mbi 29 milionë dollarë për shkak të defekteve teknike në aplikacionin e lojërave të fatit në internet.

Në padinë e paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të shtetit në Middlesex County, Sam Antar akuzon të pandehurit për mashtrim, shantazh dhe shkelje të tjera.

Antar nëpërmjet padisë pretendon se pati disa herë shkëputje nga platformat online, në momentet që mund të fitonte shuma parash.

Avokati i tij, Christopher Gramiccioni shtoi se klienti i tij kishte humbur “lehtësisht qindra mijëra dollarë” gjatë asaj kohe.

“Është një gjë nëse keni probleme teknike me ndërprerje,” tha Gramiccioni, një ish-prokuror qarku në Nju Xhersi.

Borgata dhe MGM refuzuan të komentojnë përmes një zëdhënësi.

Antar është nipi i Eddie Antar, i cili themeloi dyqanet e elektronikës Crazy Eddie në vitet 1970 dhe 1980, i cili mashtroi investitorët për më shumë se 74 milionë dollarë. Eddie Antar vdiq në vitin 2016.

Në vitin 2013, Sam Antar u dënua me 21 muaj burg federal për marrjen e 225,000 dollarëve në një skemë investimi mashtruese, raporton Daily Mail.

Në padinë e tij, Antar pretendon se ai paralajmëroi shumë punonjës dhe zyrtarë të kompanive të lojërave të fatit për faktin se kishte një problem serioz, të përsëritur me shkëputjet, por që ata me vetëdije i mbanin në dispozicion të publikut lojërat që nuk funksiononin, sepse ishin shumë.

Komento: