Humbi jetën familja katër anëtarshe, mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit

10:00 | 03 April 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Maqedoninë e Veriut.

Një aeroplan është rrezuar dje në Maqedoninë e Veriut, nga ky mbetën të vdekur katër persona, shkruan Express.

Aeroplani CESNA u rrëzua të martën në pikën malore “Sollunska Gllav”, prej të cilit nuk shpëtoi asnjë pasagjer.

Ndërkaq mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se arsyet që mendohen të kenë shkaktuar aksidentin janë turbulencat e forta.

Megjithatë, këto janë konkluzione fillestare, dhe akoma nuk ka dalë raporti final se si ndodhi rrëzimi, që coi në vdekjen e një familjeje bullgare prej katër anëtarësh.

Komento: