Një ngjarja shumë e rëndë ka ndodhur sonte në Lipjan.
Një person ka mbetur i pa shenja si pasojë e të shtënave sonte në një kazino në dalje të Lipjanit.
Sipas burimeve të Indeksonline personi i cili ka humbur jetën ishte punëtor në këtë lokal kazinoje e i dyshuari e ka qëlluar atë duke tentuar të kryejë një grabitje.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë detaj për rastin në fjalë, por që duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar një punëtor tjetër në një kazino në Suharekë humbi jetën në mënyrë të njëjtë.