Humbi jetën në Letoni, ja çfarë mesazhi prekës la disa javë më parë ushtarja shqiptare

14:14 | 06 Maj 2019

Zarife Hasanaj ka humbur jetën në një mision të NATOS në Letoni.

Një minë i ka shkaktuar vdekjen Nëntetares Zarife Hasanaj duke plagosur edhe Major Klodian Tanushin dhe Rreshter Julian Kapajn gjatë misionit të tyre në kuadër të NATO-s në Letoni.

Hasanaj ishte sëbashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.

Në faqen e Ministrisë së Mbrotjes gjendet një video e disa javëve më parë e këtij grupi ushtarakësh në Letoni, të cilët japin një mesazh për të gjithë shqiptarët me rastin e 10 Vjetorit të Shqipërisë në NATO.

E para që uron është pikërisht Nënteterja Zarife Hasanaj.

“Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet ajo.

Komento: