Humbi jetën në Lipjan, por ja nga cili vend i Kosovës është 36 vjeҫari

23:00 | 20 Mars 2019

Sonte rreth orës 20:00, një 36 vjeçar është vrarë në një lokal në Lipjan.

Një një lokal në Lipjan, sonte u privua nga jeta një 36 vjeҫar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se ai është nga fshati Rezall i Skenderajt.

Mësohet se ngjarja ndodhi në një kazino gjatë një grabitjeje, ndërsa personi që humbi jetën ka qenë punëtor i kazinos.

Policia ka dhënë më shumë detaje, duke konfirmuar se personi është 36-vjeçar dhe rasti u krye para një lokali.

“Me të marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjec , që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mjeti i zjarrit”, ka thënë Borovci.

Komento: