Ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur dje në Istog, ku humbën jetën dy persona.
Hisen Berisha, shoku i ngushtë i policit që humbi jetën dje nga grabitësi në Istog, ka treguar një detaj lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur dje.
Ai ka thënë se në momentin kur kishte filluar e gjithë ngjarja, polici Izet Demaj, kishte qenë duke ngrënë bukë së bashku me një kolegë të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.
“Policët nuk kanë një orar të cakutar për pauzë, por e shfrytëzojnë atë në momentin kur ata e vlerësojnë se mund ta marrin, kështu që Izeti bashkë me kolegun e tij e kanë shfrytëzuar një moment gjatë orarit të tij për të ngrënë bukë, dhe në atë moment e kanë parë se po ndodh diçka në objektin përballë, dhe kanë intervenuar”, ka rrëfyer Berisha.
Berisha ndërkohë ka treguar se hera e fundit kur janë parë, ka qenë dita kur në Kuvendin e Kosovës ishte votuar për Ushtrinë e Kosovës.
“Herën e fundit ishte kur u miratua Ushtria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera shoku i tij i ngushtë, Hisen Berisha.
Ndër të tjera, ai ka treguar edhe për lidhjen e ngushtë që ka pasur me të gjatë kohës së luftës.
Demaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës pas palgëve të marra. Atij do t’i jepet lamturmira e fundit të shtunën në orën 14:00 me ceremoni shtetërore.