Humbi jetën tragjikisht: Në Elbasan mbahen homazhe për futbollistin vushtrrias, Fatjon Bunjaku

20:30 | 07 Qershor 2026
humbi-jeten-tragjikisht:-ne-elbasan-mbahen-homazhe-per-futbollistin-vushtrrias,-fatjon-bunjaku

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.

Pos ngushëllimeve që shprehen ekipet futbollistike të Kosovës si dhe vetë Federata, homazhe janë mbajtur këtë të diel edhe në Elbasan.

Siç raporton Euronews.al, familjarë, miq, tifozë, sportdashës, si dhe personalitete të botës së sportit, u mblodhën pranë stadiumit për t’i dhënë lamtumirën e fundit 22-vjeçarit dhe për të nderuar kujtimin e tij.

Mes emocioneve dhe dhimbjes, qindra qytetarë vendosën lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.

Komento: