Humbi motrën dhe babain, vjen rrëfimi i dhimbshëm nga 12 vjeçarit

14:20 | 27 November 2019

Shumë të plagosur nga tërmeti po vazhdojnë të marrin ndihmë në spitlin e Tiranës.

Një rrëfim prekës ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur motrën dhe babain nën rrënoja.

“Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e dikur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batania më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaroi 12-vjeçari Alesio Cakani për mikrofonin e Top Channel.

Komento: