Ditë me parë ishte zhdukur plaku 83 vjeçar nga Malisheva.
Ishte zhdukur që pesë ditë, plaku 83 vjeç Hamëz Hoxha nga fshati Bellanicë i Malishevës është gjetur sot në Han të Elezit. Që nga dita e shtunë ai kishte dalur pa paralëjmërim nga shtëpia ndërsa sot ai u gjet. Tashmë Hoxha ndodhet në shtëpinë e tij.
Lajmin për gjetjen e tij për Gazetën Express e kanë konfirmuar familjarët e të moshuarit.
“E kena gjete sot, e kemi gjetë bashkë me policinë në Han të Elezit”, tha ky familjar.
Ndryshe për gjetjen e tij familja ka postuar fotografi të tij nëpër portale dhe ka kërkuar që kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij t’i lajmërojë familjarët.
Raste të zhdukjes së personave në Kosovë ka pothuajse çdo ditë.
Aktualisht policia është në kërkim të një vajze nga Fushë-Kosova. Që nga data 26 mars e mitura është e zhdukur dhe familja nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.