Humbi nënën, gruan, 3 fëmijët dhe vjehrrën, babai kërkon mes lotësh vajzën tjetër 13-vjeçare

20:22 | 17 February 2023

Më 6 shkurt, dy tërmete me epiqendër në Kahramanmaraş, Elbistan dhe Pazarcık, shkaktuan dëme të mëdha në 10 provinca turke. Dëmet ishin të mëdha edhe në rrethet e Gaziantepit, që është një nga këto provinca, ku shumë shtëpi në lagjen “Islahiye” u shkatërruan nga tërmeti i parë dhe i dytë.

Në njërën prej tyre jetonte familja Karaca në “İslahiye”, shtëpi e cila u shkatërrua plotësisht nga lëkundjet e tërmetit. Nga familja mbeti i gjallë vetëm babai i familjes, Fatih Karaca, i cili kur ra tërmeti ishte në punë.

Nga shembja e godinës ku jetonte, Karaca humbi të ëmën, bashkëshorten, tre fëmijët dhe vjehrrën e tij, por ai ende nuk mund të gjejë trupin e vajzës tjetër të familjes, 13-vjeçarja İrem Karaca.

“Varrosa nënën time, gruan, 3 fëmijët dhe vjehrrën. Mbetem vetëm unë dhe vajza ime. Nuk e gjej askund vajzën time 13-vjeçare. Ka nga ata që e panë vajzën time menjëherë pas tërmetit. Vajza ime u largua në momentin e parë të tërmetit. Nuk doli nga rrënojat. Unë kam qenë në të gjitha spitalet, kam qenë në morgje, por nuk e kam gjetur ende vajzën time. Dua të gjej të vdekur apo të gjallë. Nëse ka vdekur, të paktën të ketë një varr. E vetmja gjë që më ka mbetur në jetë është vajza ime. Ky tërmet mori gjithë familjen time”, shprehet babai Fatih Karaca mes lotësh.

Komento: