
Bebe Rexha, vazhdon të i befasojë fansat e saj me ndryshimet e bëra në trupin e saj.
Bebe Rexha i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale duke e treguar figurën e saj trupore, me ç’rast vihet re se ajo ka humbur në peshë.

Këngëtarja shqiptare ka pozuar me kostum të zi teksa vërehet se linjat e saj të bujshme kanë ndryshuar.

Në përshkrimin e fotografisë, 30-vjeçarja ka treguar se është duke iu përmbajtur një diete të re për figurën e saj trupore.
