Humbin jetën dy alpinistë dhe dy të tjerë mbesin të lënduar

17:07 | 12 March 2019

Kanë humbur jetën sot dy alpinistë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi u kapën nga një ortek mbi malet e Ben Nevisin në Angli.

Rojet bregdetare dhe një ambulancë ajrore u gjendën në majën më të lartë të Britanisë së Madhe pas horrorit rreth orës 11.50, përcjell ORAinfo.

Policia e Skocisë thanë se ishin informuar se orteku kishte ndodhur në zonën Number 5 Gully .
Ndërsa dy të lënduarit e Lochaber dhe Glencoe u ndihmuan nga Agjencia Detare dhe Rojetare dhe Shërbimi i Ambulancës Skoceze.

Ben Nevis është mali më i lartë në Britani dhe qëndron në 1,345 metra mbi nivelin e detit, dhe Shërbimi Informativ i Ortokëve Skoceze kishte paraljmërime se në këto maje të larta do të kishte motë tejet të ftoftë dhe orteke. /ORAinfo/

Komento: