Edhe mbrëmë ka ndodhur një rast mjaftë i rëndë në Prishtinë.
Kanë humbur jetën dy gra, punëtore të një banke që operon në gjithë Kosovën.
Mësohet se të ndjerat po ktheheshin nga ndeja e punës e organizuar për fundvit që u mbajt mbrëmë në periferi të kryeqytetit. Policia ka dhënë inicialet etyre, bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç.
Në këtë bankë (emri s’i publikohet qëllimisht), njëra prej tyre ishte punëtore e tjetra praktikante.
Rasti po cilësohet si vetakasident ku lënime kanë marrë edhe dy persona tjerë, ngasësi i veturës dhe një tjetër pasagjer.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale.
Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar.
Lendime te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë.
Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje kane nderruar jetë”, tha ajo.
Humbja e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.