Humbin jetën dy persona në komunikacion

09:31 | 23 Dhjetor 2018

Në 24 orët e fundit në komunikacion, dy persona kanë humbur jetën, ku mbi 17 tjerë janë lënduar.

Dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Njëri aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në fshatin Qallapek, në të cilin është përfshirë një autobus dhe një veturë me tabela të Gjermanisë, vozitësi i së cilës ka ndërruar jetë. Ndërsa lëndime kanë pësuar edhe 17 persona të tjerë. Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën në Trudë, në të cilin ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore, këtu u ndeshën një veturë me një kamion.

Në këto dy aksidente të ndara janë arrestuar tre persona, njoftoi sot policia, transmeton Gazeta Express.

“Fsh. Qallapek, Rr. Nacionale Prishtinë –Ferizaj, 22.12.2018-18:00. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një Autobusi të udhëtareve me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe një automjeti me tabela të shtetit të Gjermanisë, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndime të rënda trupore vozitësi i automjetit viktima mashkull K/Shqiptar, ka nderruar jetë. Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i Autobusit dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) persona tjerë 8 (tetë) meshkuj dhe 9 (nëntë) femër K/Shqiptar, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me urdhrin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull K/Shqiptar, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndërsa, në aksidentin në Trudë janë ndeshur një kamion dhe një veturë, jetën e ka humbur një shtetas i Maqedonisë.

“Autostrada-Trudë,22.12.2018-20:50. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore. Humbjen e jetës së viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK-ë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: