Humbja 4:0 nga Liverpool, tifozët e Barcelonës gjejnë fajtorin

12:37 | 09 Maj 2019

Barcelona është eliminuar mbrëmë nga Liverpool.

Tifozët e Barcelonës nuk kanë dyshime se kush ishte fajtori kryesor i eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Trajneri Ernesto Valverde ëhstë fajtori kryesor i eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Ky është rezultati i sondazhit nga e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.

Shumica e të anketuarve nga “Sport” thanë se Valverde me taktikat e tij i kushtoi ekipit me humbje 4:0 nga Liverpool dhe eliminim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Valverde po ashtu ka hedhur të ardhmen e tij në dyshim me disfatën e rëndë në Anfield.

Komento: