Humbja e Chelseas, ‘çartet’ Sarri i habit të gjithë me gjestin e tij

08:51 | 23 Prill 2019

Maurizo Sarri është ndarë shumë i pakënaqur me lojtarët e tij të cilët të hënën arritën vetëm barazim nga Burnleyt në kuadër të xhirs së 35-të në Premierligë.

Ai ka refuzuar të dal në konferencë për media pas barazimit të mbrëmshëm.

Me këtë barazim 2:2, Chelsea po e rrezikon seriozisht pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Kjo pasi Manchester United dhe Arsenal mund t’i dalin përpara me pikë Chelseas tër xhiro para fundit të sezonit.

E mosparaqitjen e Sarrit në konferencë për media, e ka arsyetuar zëvëndësi i tij, Gianfranco Zola.

Duket folur para mediave, Zola tha se Sarri është shumë i zemëruar dhe nuk dëshiron të flas.

“Sarri është i zemëruar, nuk ka dashur të flasë me shtypin, kështu që unë jam këtu, ai u dërgua dhe nuk ishte në gjendje të mirë. Kemi vazhduar të luftojmë pasi jemi në një garë shumë të ngushtë për një vend në ligën e Kampionëve, koha po humbet”, ka thënë Zola. /ORAinfo/

Komento: