Hande Erçel së fundmi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me postimin që ka bërë në Instagram.
Që periudha e fundit nuk ka qenë aspak e qetë apo e lumtur për të, kjo dihet tashmë. Duke filluar nga ndarja me Murat, tek vdekja e mamasë së saj, e deri tek sakrificat që duhet të bëjë për të mbajtur projektet e saj në këtë periudhë kaq të ngarkuar në sferën personale.
Megjithatë, sikur të mos mjaftonin këto, shpesh herë Hande është kritikuar për peshën e saj. Qoftë nga fansat, apo nga producentët, Hande konsiderohej si “më e mbushur seç duhet”.
Kjo gjë jo vetëm ka ndryshuar, por duke parë foton mund të themi se ka ndryshuar rrënjësisht. Hande duket më e dobët se kurrë, gjë e cila i ka bërë fansat të pyesin se çfarë ka ndodhur me aktoren pasi një rënie e tillë në peshë nuk është aspak normale.