Humbja e Realit ndaj Barcelonës, Carvajal flet me dëshpërim të thellë

11:45 | 03 Mars 2019

Humbja e Realit ndaj Barcelonës e ka dëshpëruar thellë Daniel Carvajal.

Pas humbjes së dytë radhazi në ‘Clasico’ brenda kësaj jave, dhe të katërtës radhazi në Bernabeu, mbrojtësi i djathtë është i pakënaqur.

Sipas tij, futbolli po tregohet i padrejtë me skuadrën e tij, pasi ata mbeten 12 pikë mbrapa Barcës në La Liga.

“Futbolli u tregua i padrejtë me ne në këto dy ndeshje, ku patëm shansin të fitojmë apo të paktën të mos humbim” ka thënë Carvajal.

“Është një prej javëve më të vështira. Ne jemi përshëndetur me La Ligan dhe jemi eliminuar nga Kupa e Mbretit” ka thënë ndër të tjerash spanjolli.

Real Madrid pësoi humbje minimale 0:1 kundër skuadrës katalane, në një ndeshje ku mbretërit krijuan shumë raste.

Komento: