Humbja e thellë nga Atalanta, reagon Ibrahimovic

22:22 | 23 Janar 2021

Ibrahimovic reagon pas humbjes.

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka reaguar pas humbjes së thellë që pësuan “Rossonerët” ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Ibrahimovic luajti për 90 minuta të plota, por nuk ia arriti të shënoj gol për ekipin e tij, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh i zhgënjyer me humbjen, por tha se rëndësi është se Milani qëndron në vendin e parë dhe tani vëmendja është në ndeshjen ndaj Inter, që do zhvillohet në kuadër të Coppa Italia.

“Sot munguan shumë gjëra, kualiteti, intensiteti dhe agresiviteti”, tha ai.

“Ishim të thyeshëm, na mungoi edhe ritmi dhe nuk dua ta përdor këtë si arsyetim”, shtoi ai.

“Nuk ja dolëm të luajmë lojën tonë dhe duhet të kthehemi tek ajo çka dimë të bëjmë”, tha Ibrahimovic.

“Kampionë dimërorë? Jo, për momentin nuk jemi mirë, kur humbet një ndeshje, nuk ka pozitivitet. Kur mungon dikush, hyjnë në lojë lojtarë që nuk kanë eksperiencë, por jemi ende të parët dhe kjo është një motiv për ne”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic.

Komento: