Humbja e thellë nga PSG, Koeman befason me këtë deklaratë

09:50 | 17 Shkurt 2021

Deklarohet Koeman pas një humbjeje tjetër turpëruese të Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se Paris Saint-Germain e dëshmoi se është skuadër shumë më e mirë se gjiganti katalonas duke e mposhtur 4:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Camp Nou.

Pasi Messi i kaloi vendasit në epërsi me një gol nga penalltia në pjesën e parë, PSG-ja u rikthye frikshëm duke e shkelur plotësisht skuadrën katalonase.

Kylian Mbappe shënoi het-trik, ndërsa golin tjetër për parisienët e realizoi Moise Kean.

Ky rezultat i jep skuadrës së Mauricio Pochettinos përparësi shumë të madhe për ndeshjen e kthimit në Paris.

“Natyrisht ky rezultat e pasqyron superioritetin e tyre. Ata ishin efektivë. Pjesa e parë ishte më e barabartë. Në pjesën e dytë ne kishim probleme në mbrojtje. Nuk u mbrojtëm mirë ndaj sulmeve të tyre”, tha Koeman.

Ai shtoi: “Duhet ta pranojmë se veçanërisht në pjesën e dytë ata ishim superiorë ndaj nesh. Ata e dëshmuan se kanë ekip më të kompletuar se ne. Duhet ta pranojmë”.

Komento: