
Milan e ka nisur si mos me keq serzonin e ri në Serie A.
Nga 5 ndeshje, djelomoshat e Giampaolos kanë arritur t’i fitojnë vetëm dy ndeshje.
Mbrëmë Milan humbi në udhëtim nga Torino me rezultat 2:1.

Pavarësisht këtyre rezultateve, drejtuesit e Milan vazhdojnë të kenë besnim në menaxherin, Marko Giampaolo, përcjell ORAinfo.
Paolo Maldini thotë se Giampaolo është trajneri i duhur për Milan. Ndërsa e pranon se
janë të zhgënjyer me rezultatet.
“Ishte një rezultat zhgënjyes me siguri. Ne prisnim më shumë dhe nuk performuam mirë. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe t’i japim gjithçka. Giampaolo? Ne e dinim që do të merrte kohë, por besojmë se ai është njeriu i duhur për punën. Edhe Sacchi e pati një kohë të vështirë kur u bashkua për herë të parë në Milano …”, ka thënë Maldini, duke lënë të kuptohet se nuk e kanë ndërmend ta shkarkojnë nga pozita e trajnerit Giampaolon. /ORAinfo/