Humbja nga Interi, Milani shënoi një rekord negativ për herë të parë në histori

10:02 | 11 Maj 2023

Interi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”.

Kuqezinjtë u tronditën vetëm pas 11 minutave lojë kur Interi avancoi 0:2 me golat e Dzekos dhe Mkhitaryan.

Këta dy gola të shpejt të Interit shënuan një rekord negativ të Milani që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë.

Për herë të parë në historinë e pjesëmarrjeve në Ligën e Kampioneve apo Kupën e Kampioneve, Milani ka pësuar dy gola në 11 minutat e parë të ndeshjes.

Kjo nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, as në fazën në grupe dhe as në atë me eliminim direkt, brenda, jashtë fushës, apo në fushë neutrale.

Ndeshja e dytë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal luhet javën e ardhshme, gjithashtu në stadiumin “San Siro”.

Ekipi që shkon në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Manchester City – Real Madrid.

Komento: