Humbja nga Juvetus, deklaratë e papritur nga Ancelotti

08:53 | 04 Mars 2019

Derbi në Serie A është mbyllur me fitorën e mysafirëve.

Napoli u mposht nga Juventus me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Trajneri i napoletaneve, Carlo Anceloti e ka pranuar se Juventus tashmë nuk mund të arrihet dhe i mbetet ta konkurroj vetëm sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

“Episodi CR7-Meret? Shumë i dyshimtë. Sigurisht, Meret nuk e goditi Ronaldo-n. Mund ta pranoj që të jepet faull për tentativën e bërë nga portieri, por duhen marrë edhe gjëra të tjera në konsideratë: ku shkon topi, pozicioni i Allan…”.

“Nuk e di nëse meritonte të ndëshkohej me kartonin e kuq. Ky moment ka diktuar rrjedhën e ndeshjes, më pas kemi pësuar edhe golin e dytë. Kur është kthyer barazia numerike në fushë kemi luajtur më mirë dhe kjo gjë më ka befasuar edhe mua. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të kemi më shumë besim te cilësitë tona”.

Ancelotti ka komentuar edhe rrëzimin e Ronaldos ku Napoli mbeti me 10 futbollist pasi portieri u ndëshkua me të kuq.

“Episod shumë i diskutueshëm. Sigurisht nuk e ka prekur atë, atëherë nuk besoj se është një përpjekje për ta rrezuar“, ka shtuar trajneri.

Juventusi është 16 pikë lartë Napolit në renditjen e Serie A.

Komento: