Humbja nga Lyon, Bonucci shpërthen me deklarata

08:35 | 27 Shkurt 2020

Lyon ka arritur që ta mposht Juventusin në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i Juventus-it, Leonardo Bonucci, ka komentuar humbjen 1-0 të pësuar nga bardhezinjtë kundër Lyon-it në Champions League.

Zonja e Vjetër përveç humbjes bëri edhe një ndeshje të dobët.

“Kemi gabuar pjesën e parë”, ka thënë ai për Sky Sport. “në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. Nuk kemi qenë agresivë sa duhet dhe ky është një problem mentaliteti, duhet të ishim zgjuar më herët“.

“Debat me Matuidi? I thashë se skuadrën e bëjnë ata që janë jashtë dhe se të gjithë duhet të jenë gati të kontribuojnë. Mund të them se kishte diçka që nuk shkonte as mes titullarëve. Duhet të gjejmë një zgjidhje, këto gjëra bëjnë diferencën”.

Komento: