Humbje e thellë e Kosovës nga Sllovakia

21:45 | 26 Nëntor 2020

Kosova pëson humbje të thellë nga Sllovakia.

Kosova ka pësuar humbje të thellë 91-67 nga Sllovakia, në takimin e tretë në rrethin e parë kualifikues për Botërorin 2023.

Basketbollistët kosovarë nuk ishin fare në elementin e tyre sonte, dhe pandemia mund të jetë një arsye për këtë.

Vladimir Brodziansky ka qenë lojtari i ndeshjes takimin e sontëm, i cili realizoi 26 pikë.

Te skuadra jonë më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi dhe Erjon Kastrati me 17 respektivisht 14 pikë.

Kosova zbret në vendin e tretë në grup me pesë pikë, aq sa ka edhe Islanda me Sllovakinë që mbajnë vendin e dytë respektivisht të parë, për shkak të koshdallimit.Ndeshja e ardhshme e ‘Dardanëve’ është më 28 nëntor kundër Islandës.

Komento: