Humbjet e Telekomit të Kosovës, fitimet e Telekomit të Serbisë

09:58 | 03 Janar 2024
humbjet-e-telekomit-te-kosoves,-fitimet-e-telekomit-te-serbise


Sipas Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve Elektronike dhe Postare në Republikën e Kosovës (ARKEP) në Kosovë janë rreth 2 milionë përdorues të telefonisë mobile.

Prej të cilëve operatori IPKO është lider, i cili ka 54% të tregut, operatori publik Vala ka 44.5% të tregut, ndërsa Telekomi i Serbisë ka rreth 1.6% të tregut në territorin e Kosovës.

Përndryshe, me rreth 45% të tregut të telefonisë mobile, sipas raportit financiar për vitin 2022, operatori publik Vala ka operuar me humbje neto prej 3.9 milionë €, ndërsa MTS serb kishte siguruar mbi 1.7 milionë euro fitime të pastra në vitin 2022 me më pak se 2% të tregut të telefonisë mobile në Kosovë.

Sipas raportit financiar të Telekomit të Kosovës, në humbjen financiare prej 3.9 milionë euro neto gjatë vitit 2022 ka ndikuar shpenzimi prej 6.2 milionë euro për paga nga largimi vullnetar i punëtorëve, 1.3 milionë euro kamatat dhe gjobat nga ATK-ja, etj.

Ndërsa për vitin 2023 Telekomi i Kosovës ka deklaruar fitim të pastër prej rreth 6 milionë euro.

/Front Online/

Komento: