Rekorde të shumta negative pas humbjeve turpëruese të Milanit dhe Juventusit para tifozëve të tyre.
Shumë rekorde të Serie A janë thyer sot (e diel) pas humbjeve të papritura të Milanit dhe Juventusit.
Rossonerët pësuan në San Siro nga Sassuolo me rezultat 5-2, derisa Bianconerët humbën në Allianz Stadium me rezultat 2-0 nga Monza.
Është hera e parë pas 30 vitesh që edhe Milani edhe Juventusi pësojnë në shtëpi në të njëjtën ditë në Serie A, që nga 21 marsi i vitit 1993.
Asokohe, Zonja e Vjetër kishte humbur me rezultat 2-0 nga Interi, derisa kuqezinjtë kishin pësuar nga Parma me rezultat 1-0.
Pas fitores së parë të arritur më 18 shtator ndaj Juves dhe triumfit në Torino, Monza është bërë ekipi i parë që i mposht bardhezinjtë edhe në shtëpi edhe si mysafirë në sezonin debutues në Serie A.
Po ashtu, është vetëm ekipi i dytë i promovuar në elitën e futbollit italian (që nga Cagliari i sezonit 1964/1965) që e mbanportën të paprekur në dy ndeshje radhazi ndaj Bianconerëve.
Që nga viti 1945 vetëm katër ekipe debutuese në Serie A kanë mundur të shmangin humbjen nga Juventusi brenda dhe jashtë: Avellino (1978/79), Cagliari (1964/1965), Catania (1954-1955) dhe Monza (2022/2023).